Gjykata e Tiranës ka prerë tre urdhër arrestet e para për ngjarjet e 21 janarit mbi bazën e ekspertizës së FBI-së të ardhur javën e kaluar në Tiranë dhe që i është dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme.
Listen e kryeson komandanti i Gardes se Republikes, Ndrea Prendi, me pas shoferi i tij Margarit Kume dhe shefi i IT-se ne Kryeministri Armando Kasaj.
Gjykata ka vleresuar te ligjshme dhe shume profesionale ekspertizen e FBI-së dhe procedurat e ndjekura per marrjen e saj, por ka vendosur masen e sigurise arrest shtepie ne ruajtje me punonjes policie per tre personat e mesiperm deri ne nje vendim te dyte.
Nga aktet e ekzaminimeve balistike te kryera, rezulton se nga arma personale e shtetasit Ndrea Prendi jane realizuar 11 qitje ne drejtim te turmes. Nje nga predhat ka shkaktuar vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj
Ina Rama, Prokurorja e Pergjithshme: Kam kryer vetem detyren e kryeprokurores
Kryeprokurorja Ina Rama në një konferencë për media pak minuta më parë deklaroi se hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së 21 janarit do të vijojnë, ndersa dha detaje rreth punes se deritanishme.
"Nga aktet e ekzaminimeve balistike te kryera, rezulton se nga arma personale e shtetasit Ndrea Prendi jane realizuar 11 qitje ne drejtim te turmes. Nje nga predhat ka shkaktuar vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj. Pas ngjarjes Prendi ka ndërruar tytën e pistoletës së tij me atë të shoferit, Margarit Kume dhe ka dëmtuar gjilpërën e pistoletës që ekspertët të mos gjenin se gëzhojat janë gjetur nga arma e tij. Kjo është arsyeja se shtetasi Margarit Kume procedohet për krimin e pengimit të zbardhjes së të vërtetës.. Modifikimet e bëra prej Prendit nga arma e ngjarjes janë zbuluar nga ekspertët e FBI-së", tha Rama.
Kryeprokurorja sqaroi se është zbuluar se më 21 janar të vitit 2011 ka patur ndërhyrje në sistemin kompjuterik të Kryeministrisë, duke fshirë të dhënat . Në momentin e ngjarjes, sipas Ramës kanë qenë në punë 11 kamera, të cilat kanë kryer filmime të cilësisë së lartë, por këto filmime nuk janë vënë në shërbim të prokurorisë. “Shefi i IT-së në Kryeministri Armando Kasaj, teknikisht ka kryer këto veprime duke penguar hetimin e së vërtetës dhe duke shpërdoruar detyrën”, tha Rama.
Prokurorja Ina Rama vlerësoi se për Komandantin e Gardës Ndrea Prendi, shoferin e tij Margarit Kume dhe shefin e IT-së Armando Kasaj, organi i akuzes kërkoi 'arrest më burg' për shkak të kryerjes së veprimeve të konsideruara me rrezikshmëri të lartë, por Gjykata e Tiranës dha masën 'arrest shtëpie'.
Prokurorja theksoi se hetimet duhet të vazhdojnë dhe në funksion të këtij qëllimi do të kryhen hetime ndaj disa deputetëve të Kuvendit.
"Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar kuvendit dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit te deputetëve socialistë Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Taulant Balla, me qellim hetimin e tyre", tha Ina Rama.
Kryeprokurorja ka sqaruar se roli i saj ne 21 janar dhe ne hetimet per kete ngjarje ka qene vetem si kryeprokurore, ndersa theksoi se nuk ka patur asnje bashkepunim me kreun e opozites Edi Rama.
Arvizu: Mirëpresim zhvillimet e sotme
Ambasadori amerikan Alexander Arvizu, gjatë fjalës së tij në konferencën me kryeprokuroren Ina Rama, ka deklaruar se ekspertiza e FBI-së ofron një bazë solide për hetimet mbi ngjarjet e 21 janarit.
Arvizu ka theksuar se qeveria e Shteteve të Bashkuara i mirëpret zhvillimet e sotme dhe mbështet Prokurorinë e Përgjithshme në vijimin e hetimeve të kësaj cështjeje.
“Në ditët që vijuan pas 21 janarit, SHBA, në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, pranoi të jepte asisetencë ne ekspertizën shkencore dhe teknike për vënien e drejtësisë në këtë rast. Qeveria e Shteteve të Bashkuara i mirëpret zhvillimet e sotme dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim prokuroren e përgjithshme teksa vazhdohet me këtë hetim”, ka deklaruar Arvizu.
Ambasadori amerikan ka nënvizuar se është angazhuar që hetimi të ketë qenë i drejtë dhe i pavarur dhe ka garantuar se hetimet që do vijojnë do të jenë gjithpërfshirëse.
“Sigurisht, edhe për veprimet e protestuesve që kanë ndërmarrë dhunë, sikurse për krimet dhe qëllimet e organizuesve do të ketë hetim. Gjithashtu, do të ketë hetim nëse ka pasur pengim të drejtësisë dhe ne jemi sërish në mbështetje të këtij hetimi. Është e qartë që mbështetja jonë ka qenë e qendrueshme dhe e sigurtë”, ka theksuar Arvizu.
Berisha: Prokurorja e Përgjithshme ka prishur provat për 21 janarin
Përmes zëdhënëses, kryeministri Berisha ka deklaruar se prokurorja e Përgjithshme ka bashkëpunuar me kreun e opozitës dhe ka prishur provat që do të shërbenin për zbardhjen e ngjarjes së 21 janarit.
"Zoti Berisha kërkon hetim të plotë për 21 janarin. Organizatorët e asaj ngjarjeje do të marrin ndëshkimin e merituar", tha zëdhënësja. Sipas saj është pezulluar nga detyra Komandanti i Gardës Ndrea Prifti dhe në vend të tij është emëruar kolonel Artan Hoxha.
Zedhenesja u shpreh se kryeministri beson se zbardhja e ngjarjes eshte nje kusht madhor per dominiminin e ligjit dhe funsionin e shtetit ligjor.
Ekspertët e FBI-së, në Tiranë
Urdhër-arrestet e reja erdhën pas mbërritjes në Shqipëri të ekspertizës së bërë nga Byroja Federale e Hetimit ne Shtetet e Bashkuara, FBI. Eksperte te FBI-se ishin sot ne Tirane dhe paradite vizituan zyrat e Prokurorise se Tiranes, nga ku ka dale edhe kerkesa per arrestimit e kreut te Gardes, shoferit te tij dhe pergjegjesit te sherbimit kompjuterik te Kryeministrise.
Këta ekspertë kane marre kontakte me grupin hetimor te prokurorise se Tiranes per kete çeshtje.
Gjykata e Tiranes ka pranuar se procedurat e kryerjes dhe marrjes se kesaj ekspertize jane ligjore dhe kane tashme vleren e proves.
(Top Channel)
Gjykata e Tiranës ka prerë tre urdhër arrestet e para për ngjarjet e 21 janarit. Ndrea Prendi, Margarit Kume, Armando Kasaj
-
Tani20:37 - 23 Janar 2012Ne kete vend eshte harruar se c'do te thote drejtesi.Drejtesia ketu blihet.Me i forti nga ana buxhetore eshte dhe me i drejti.Ndoshta FBI vertet mund te zbuloje kriminelet e 21 Janarit por sa paketa me euro apo dollare do hidhen qe keta persona te dalin te pafajshem?Dhe kur te dalin (te paster) do fillojne te ngrene padira kundra prokurorise dhe gjykates.Do te kerkojne dhe demshperblim.Kete skenar e njeh mire populli yne.