English

Ina Rama konferencë për shtyp

Sot rreth orës 16:30, kryeprokurorja Ina Rama do të zhvillojë një konferencë për shtyp para medias lidhur me hetimet e ngjarjes së 21 janarit 2011.

Gjatë konferencës do të jenë të pranishëm edhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu dhe shefja e zyrës së përfaqësisë së OPDAT-it zonja Cynthia Eldridge.
Po sot gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë "arrest shtëpie" për dy zyrtarë të lartë të Gardës së Republikës dhe një ekspert i IT në kryeministri me kërkesë të prokurorisë. Ata akuzohen nga organi hetimor për ngjarjet e 21 janarit. Seanca për masën e sigurisë është zhvilluar në gjykatë nga gjykatësi Shkëlqim Mustafa ndërsa akuza është përfaqësuar nga prokurori Ervin Karanxha.
Nga prokuroria burimet na thonë se bëhet fjalë për komandantin e Gardës Ndrea Prendi, shoferin e tij dhe përgjegjësin e IT në kryeministri Armando Kasaj të cilët akuzohen për ngjarjet e 21 janarit. Masa është marrë në mungesë pasi asnjë prej personave të akuzuar nuk ka qënë në seancë ndërsa në fund trupi gjykues ka vendosur t`i mbajë në “arrest shtëpie” pavarësisht kërkesës për arrest me burg për tre zyrtarët në fjalë.

Asnjë detaj nuk bëhet i ditur lidhur me rrethanat për të cilat ata akuzohen por pritet që të ketë të tjera veprime nga ana e akuzës lidhur me 21 janarin. Lëvizja e prokurorisë rreth kësaj çështjeje erdhi pas ekspertizës së FBI për vrasjet e 4 protestuesve dhe plumbave me të cilët janë qëlluar ata.
Megjithatë deri tani asnjë deetaj i ekspertizës nuk bëhet i ditur por sot gjatë konferencës pritet që të zbardhen shumë gjëra rreth këasaj ngjarjeje.

KOMENTE