English

Ku do të gjykohet djali i Gadafit, Saif al-Islam Gadafi

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve, akoma nuk ka vendosur nëse djali i ish-liderit të Libisë, Moamer Gadafit do të gjykohet në vendin e tij.

Këtë e pohon edhe Fadil El-Abdallah, zëdhënësi i Gjykatës, se Saif al-Islam Gadafi nuk është e ditur ku do të gjykohet.

Për të njëjtën çështje, Ali Kalifa Ashur ministri i drejtësisë së Libisë, hodhi poshtë këtë deklaratë sepse Libia ka aplikuar të premten në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime që djali i diktatorit, të gjykohet në Libi dhe se Gjykata Ndërkombëtare e kishte pranuar një kërkesë të tillë.

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve e ka akuzuar djalin e Gadafit për përfshirje në sulmet ndaj protestuesve në Libi vitin e kaluar.

KOMENTE