English

Presidenti Bamir Topi pret në një ceremoni zyrtare presidentin kroat Ivo Josipoviç

Presidenti Bamir Topi ka pritur sotnjë ceremoni zyrtare presidentin kroat Ivo Josipoviç. Ceremonia për nder të kreut të shtetit kroat është zhvilluar në Pallatin e Brigadave me ekzekutimin e himneve të dy vendeve.
Axhenda e takimeve do të vijojë me takimin mes dy presidentëve të cilët më pas do të firmosin edhe një marrëveshje mbi njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes dy vendeve tona.
Pas përfundimit të konferencës për shtyp, Josipoviç do të zhvillojë takime me kryeministrin Berisha dhe më pas me kryetaren e kuvendit Topalli, me të cilën mbyllet dhe axhenda e ditës së parë të vizitës.
Në ditën e dytë të qëndrimit në vendin tonë, presidenti i Kroacisë do të mbajë një leksion në unversitetin e Tiranës, dhe do të vendosë kurorë me lule për nder të Dëshmorëve të Kombit.


Josipoviç do të zhvillojë edhe një takim me Kryetarin e Bashkise së Tiranës, ndërsa do të vizitojë edhe qytetin e Durrësit dhe të Krujës.

KOMENTE