17 vjeçari nga qyteti i Beratit i ka dhënë fund jetës duke konsumuar një sasi fotoksine. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së djelës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku i riu është gjetur pa frymë mëngjesin e sotëm nga familjarët e tij. Sipas burimeve të policisë së Beratit, një natë më parë Soto kishte lënë 5 milionë lekë të vjetra në lojrat e fatit dhe kjo mund të jetë një nga arsyet për të cilën adoleshenti i dha fund jetës së tij. Të afërmit e familjes kanë treguar se Doriani prej dy vjetësh luante nëpër kazinotë e qytetit dhe kishte shumë borxhe miqve të tij, madje ishte akuzuar dhe dy herë në polici për vjedhje . Një shoku i tij i cili e kishte shoqëruar mbrëmjen e djeshme ka deklaruar në polici se Doriani pasi humbi 5 milion lekë në kaziono, kishte shkuar në një lokal dhe kishte konsumuar shumë alkool, shoku kishte dashur ta shoqëronte në shtëpi por ai kishte refuzuar dhe më pas ai ishte larguar duke e lënë 17 vjeçarin në gjëndje të dehur në ambjentet e lokalit.
Hetimet kanë nisur dhe sipas ekspetizës nga mjeku ligjor, Dorian Soto ka pirë një sasi të madhe fotoksine e cila ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 17 vjeçarit.