Sapo u njoha me deklaratën e Prokurores së Përgjithshme se është kërkuar imuniteti im parlamentar për hetimet e 21 Janarit. Shpreh gatishmerinë time të menjehërshme të vihem në dispozicion të hetimeve, duke mbeshtetur parimisht këtë kërkesë.
Do të votoj edhe vetë PRO kësaj kërkese ditën që do vijë në Parlament. Unë kam qenë në këtë protestë si deputet i Partise Socialiste dhe kam demonstruar i qetë dhe paqësisht.
Edhe kur Policia dhe Garda filluan të godasin, rrahin dhe më pas vrasin protestuesit, unë kam kontribuar për të qetesuar protestuesit, për të ndaluar aktet e dhunshme. Çdo hap imi atë ditë është filmuar dhe çdo gjë është transparente. Prokuroja e Përgjithshme sot deklaroi se Policia e Shtetit ka deklaruar me shkrim dhe zyrtarisht se nuk mund të provojë asgjë të dhunshme të organizuar politikisht në organizimin e protestës. Prokuroia i ka gjetur vrasësit ordinerë. Prokuroria duhet të gjejë sa me shpejt vrasësit me pushtet, ata që kanë urdhëruar vrasjet.
Kur vret kryetari i Gardes së Republikes, askush nuk ka dyshim se urdherin e ka dhënë Kryeministri. Kur provat e vrasjeve dhe udhrave fshihen nga stafi i Këshillit të Ministrave, askush nuk ka dyshim se urdhri është dhënë nga Kryeministri. Sot është hedhur një hap i madh për vënien në vend të drejtësisë për krimin e 21 Janarit.
Punë të mbarë Prokurorisë.