Makina personale e kryetarit të bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika është djegur orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 03:30 pas mesnate. Makina ishte parkuar poshtë banesës së kryetarit të bashkisë në zonën e Marinës detare të qytetit bregdetar.
Makina ishte përfshirë nga flakët por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Forcat e policisë nisën hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.