English

Egjiptianët i japin zogjve Ibis një drekë të paketuar për jetën pas vdekjes

Egjiptianët e lashtë i kanë kushtuar vëmendje të veçantë organeve të të vdekurve duke i balsamosur për tu siguruar një jetë të përtejme.
Tani ata bënë të njëjtën gjë për zogjtë ibis , duke mbushur barkun me ushqim në mënyrë që ata të mos shkojnë të uritur.
Mumiet Ibis janë gjetur në tempujt e shumtë të Egjiptit, ku ata u flijuan për Thoth, zot i të shkruarit dhe urtësisë.
Andrew Wade në Universitetin e Western Ontario në Londër, Kanada, dhe kolegu e tij, kanë përdorur një skaner CT për të parë brenda trupit të zogjve. Kjo tregoi se u ishin hequr organet e tyre të brendshme. Zgavra e trupit të tyre kishte qenë e mbushur me grurë.
Studimet e mumieve të njeriut tregojnë se egjiptianët e lashtë shpesh hiqnin dhe balsamosnin mushkëritë dhe organet e tretjes para se ata ti kthenin brenda trupit - ndoshta në mënyrë që ato të mund të punonin në jetën e përtejme. Mumiet Ibis, sugjerojnë Egjiptianasit, besonin se zogjtë udhëtojnë njëlloj edhe në jetën e përtejme, thotë Wade. "Kjo sugjeron sigurimin e një burimi të ushqimit për jetën e përtejme të shpendëve," thotë ai, "dhe jep mbështetje për idenë se organet e brendshme të ibises dhe të njerëzve janë njësoj, dhe për këtë qëllim duhet të vazhdojë funksionin e tyre, të jetojnë edhe në jetën e përtejme."

KOMENTE