English

Kroacia me futjen në BE rrezikon ekonominë e Bosnjës

Futja e Kroacisë në BE, rrezikon ekonominë e Bosnjës. Kjo mund të sjell si pasojë ndalimin e importuesit kryesor të prodhimeve ushqimore dhe atë në një kohë shumë të shpejtë për shkak të mungesës së garancioneve kualitative, adekuat normave rigoroze të Brukselit.

një situatë të tillë fitimi i lëshuar do të paraqesë rreth gjysmë nga buxheti i qeverisë qendrore të Bosnjës, sipas diasa vlërësimeve.

"Nëse Bosnja nuk vendos deri më 1 janar të vitit 2013 - gjashtë muaj para inkuadrimit të Zagrebit drejt BE-së - kontroll të ushqimit në pajtim me normat e BE-së, ne nuk do të mund të eksportojmë në Kroaci produkte të kafshëve dhe perimeve, paralajmëron një ekspert nga Oda e jashtme tregtare e BeH-së Dulko Hasiq.

Bosnja në vitin 2012 ka eksportuar në Kroaci mallra në vlerë prej 560 milionë euro. Prej tyre rreth 200 milionë euro shënojnë mallrat, për të cilat ka rrizik që më tepër mos ta kalojnë kufirin.

Prodhuesit e qumështit dhe produketeve që qumështit - njëri ndër të paktit sektorët industrial në Bosnjë, do të jenë më të prekurit.

"Këto kompani munden vërtetë të dështojnë, nëse autoritetet nuk reagojnë", paralajmëron Hasiq.

Bëhet fjalë që të miratohet legjislacioni evropian, laboratoritë lokale të fitojnë akreditime nga organet evropiane dhe të bindet Brukseli se sistemi për kontroll funksionon.

KOMENTE