English

Përgjegjësit e mëdhenj të hapjes së zjarrit nuk janë ekzekutorët por urdhëruesit shprehet Edi Rama

Kryetari i selisë rozë sapo ka folur në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste ku ka shprehur dhe njëherë gatishmërinë e tij për bashkëpunim me prokurorinë duke filluar që nga vetja i tij i pari dhe gjithë deputetët e PS, vetëm për të zbardhur të vërtetën e saktë të ngjarjeve të 21 janarit 2011.
Gjatë fjalës së tij ai u shpreh:
"Ishte një hap i madh ai që u hodh dje nga Prokuroria e përgjithshme për 21 janarin. Identifikimi i vrasësit të të ndjerit Faik Myrtaj, komandanti famëkeq i Gardës dhe arrestimi i tij është një lajm lehtësues edhe pse mbeten tre vrasje për t`u zbardhur. Edhe arrestimi i ekzekutorit të zhdukjes së provave filmike nga serveri i kryeministrisë është lajm i mirë, që duam të besojmë se do të thellohet deri në fund. Kërkojmë në emër të familjeve të viktimave dhe popullit opozitar çuarjen e hetimit te përgjegjësit e mëdhenj të hapjes së zjarrit që nuk janë ekzekutorët por urdhëruesit"
Gjithashtu ai u shpreh se duhen gjetur kush ishin urdhëruesit për këta ekzekutorë, pasi një komandant garde nuk mund të qëllojë pa marrë urdhër nga qeveria.
Gjithashtu ai ka quajtur, shpifjet dhe akuzat e Sali Berishës për bashkëpunim të Ina Ramës me kryetarin e opozitës, si akuza të Enver Hoxhës që bënte kur zbulonte komplotet e paqëna kundër partisë së tij.

KOMENTE