Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Dukat mëngjesin e sotëm ku automjeti me të cilën udhëtonin tre persona ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen bashkëshortët Sulo dhe Nino Liko përkatësisht 75 dhe 70 vjeç ndërsa është plagosur drejtuesi i automjetit Azis Gjoni
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës por ende nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit të rëndë.