English

Cilët janë shkaktarët e dhimbjeve të shpinës?

Cilët janë shkaktarët e dhimbjeve të shpinës?

Si shkaqe të dhimbjeve të shpinës përmenden shpesh ndryshimet degjenerative, dmth. reaksionet amortizative (nga shkërmoqjet) nëpër nyjat kurrizore, si dhe statika e gabuar. Veçanërisht tek nyjat e vogla kurrizore – nyjat facete, mund të paraqiten shqetësime, të cilat kanë një ndikim të ngjashëm me një artrozë në nyjen (kyçin) e gjurit ose të legenit. Statika e gabuar vjen në shprehje p.sh. në rastin e një shpine të sheshtë, të rrumbullt ose madje tek një përkulje anësore e shtyllës kurrizore dmth. skoliozës. Në përgjithësi këto lloj ndryshimesh luajnë një rol shumë më të vogël se sa mendohet zakonisht. Vetëm në një masë shumë të theksuar ose si pasojë e ndonjë sëmundjeje tjetër ato janë përgjegjëse të vërteta për shqetësimet. Në rastin e zhvillimit të dhimbjeve kronike, një rol të madh luan dhe gjendja sociale dhe profesionale.
Kështu p.sh. stresi dhe pakënaqësia në vendin e punës, por edhe qëndrimet e pafavorshme trupore gjatë punës si dhe duhanpirja, shpien tek kronifikimi i dhimbjeve të shpinës, edhe pse strukturalisht s’mund të konstatohet dot ndonjë dëmtim esencial.
Sipas rastit edhe dëmtimet e disqeve ndërunazore mund të shpien tek dhimbjet e shpinës. Mirëpo për çudi, shumë njerëz të shëndetshëm, ndonëse në radiografi kanë dëmtime të konstatueshme në disqet ndërunazore, nuk vuajnë nga dhimbjet. Ekzaminimet kanë treguar se 40 për qind e të gjithë njerëzve kanë shkarje disqesh ndërunazore, pa pasur dijeni për këtë fakt. Në raste të rralla, ndërkaq, shkarjet e disqeve ndërunazore – ndryshe quhen edhe herni diskale – për shkak të fqinjësisë së ngushtë me rrënjët nervore, shpien tek dhimbjet
rrezatuese në këmbë ose në krah, ose tek dobësimi i grupeve të caktuara të muskujve. Këto raste futen domosdoshmërisht në trajtimin mjekësor.
Për shkak të fqinjësisë së ngushtë të shtyllës kurrizore me organet e barkut, rrallë ndonjëherë edhe sëmundjet e organeve të brendshme, si p.sh. pankreasi, mund të reflektohennë shpinë dhe të prezantohen, përkatësisht, si dhimbje shpine. Në rast dyshimi, mjeku duhet të përjashtojë edhe shumë shkaktarë të tjerë. Kështu p.sh. edhe osteoporoza mund të çojë në thyerje të kockës
kurrizore dhe mund të shfaqen madje dhe inflamacione në disqet ndërunazore. Këto shfaqen gjithashtu dhe te një sërë sëmundjesh inflamatore-reumatike, nga të cilat më e njohura është sëmundja e Bechterew-it (= Spondylitis ankylosans). Edhe ngacmuesit (p.sh. viruset, bakteret) mund të shpien tek një inflamacion në diskun ndërunazor, para së gjithash tek sëmundjet shoqëruese, si p.sh. tek sëmundja e sheqerit (Diabetes mellitus). Vetëm në raste të jashtëzakonshme mund të vijë deri tek shtresë-zimi (metastazat) në shtyllën kurrizore nga disa lloje kancerësh. Me këtë rast do të flitet për një shkaktar specifik të dhimbjeve të
shpinës. Dhimbjet specifike të shpinës janë të rralla dhe në këto raste shpesh gjenden edhe simptoma të tjera.

KOMENTE