English

Për nder të Vaclav Havelit. Zemër gjigande prej dylli

Për nder të ish-presidentit çek Vaclav Havel, artisti Lukas Gavlovski po krijon me qirinjtë që u ndezën në ditët e zisë një zemër gjigande prej dylli.
Zemra dy metra e lartë do të vendoset në Pragë dhe kjo vepër artistike pritet të përfundojë dhe të vendoset në sheshin kryesor të kryeqytetit çek nga mesi i muajit shkurt.
Artisti Gavlovski thotë se e mori idenë për veprën e tij prej dylli në ditët e zisë, kur ai frymëzua nga kujtimet pozitive që ka lënë në zemrat e popullit çek udhëheqësi që e drejtoi vendin për përmbysjen e komunizimit në mënyrë paqësore.
Vaclav Havel u nda nga jeta më 18 dhjetor, në moshën 75-vjeçare.

KOMENTE