English

Depresioni zvogëlon trurin shprehen shkencëtarët

Kërkimet shkencore të viteve të fundit kanë treguar se depresioni ndikon në zvogëlimin e trurit, për dallim nga vlerësimet e mëparshme se truri konsiderohej një organ i qëndrueshëm.

Në Britaninë e Madhe shkencëtarët po studiojnë në veçanti se si depresioni prodhon një zvogëlim të vëllimit cerebral, në zonën e lobit frontal, përgjegjës për planifikimin, të bazës së trurit që influencon lëvizjen, dhe ipokampit i domosdoshëm për fiksimin e kujtesës.

Zvogëlimi i vëllimit të trurit do t’u lejojë mjekëve të identifikojnë më lehtë pacientët me depresion me anë të analizave me rezonancë magnetike.

Ky është një zbulim i çmuar për të luftuar atë që quhet “e keqja e shekullit”.

KOMENTE