Të kesh aromë natyrale nuk është aspak e këndshme, përderisa në Amerikë mund t’ju hedhin në rrugë nëse djersiteni. Industritë për prodhimin e këtyre mjeteve nuk dinë për krizë, por ekspertët ju këshillojnë që me kujdesin tuaj të keni aromë të këndshme si lule.
Aroma e gojës
• Rregullisht vizitojeni dentistin! Dhëmbët e shëndoshë dhe të pastër janë kusht për aromë të këndshme dhe për shëndetin në përgjithësi.
• Çdo mbrëmje, para se me brushë t’i pastroni dhëmbët me fije për pastrim, shpesh duhet ta pastroni edhe gjuhën, ngase kjo do të thotë shumë nëse dëshironi të keni aromë të këndshme.
• Mos i anashkaloni vaktet. Tek disa njerëz, aroma jo e këndshme në gojë shfaqet si pasojë e urisë.
• Ushqehuni me larmishmëri ushqimesh. Më me shumë yndyrë dhe proteina, e më pak karbohidrate.
• Konsumoni shumë lëngje, deri në 12 gota ujë në ditë, si dhe lëngje frutash.
Këmbët
• Para se të mbatheni, pastroni këmbët me ujë të vakët dhe i fshini me kujdes, duke mos harruar që edhe mes gishtërinjve ta thani gjithë ujin.
• Mos vishni të njëjtat palë këpucësh dy ditë rresht. Pastroni shumë shpesh dhe mos i vishni derisa janë tharë në tërësi.
• Ekzistojnë edhe disa përzierje, të cilat kontribuojnë në largimin e aromës jo të këndshme nga këmbët.
Trupi
• Bëni dush së paku njëherë në ditë, në këtë mënyrë më pak do të djersiteni dhe të gjitha bakteret e dëmshme që grumbullohen në lëkurë do t’i largoni.
• Përdorni sapun antibakterial. Ai do t’jua zvogëlojë sasinë e baktereve në lëkurën tuaj e me vetë këtë edhe aroma e pakëndshme do të largohet.
• Pas dushit trupin ta fshini me kujdes, në këtë mënyrë që asnjë pjesë të mos mbetet e lagësht. Bakteret që shkaktojnë aromë jo të këndshme nuk mbijetojnë në lëkurë të thatë.
Po ashtu, mos e teproni me ushqim pikant se nxisin djersitjen.
Rrobat
• Çdo ditë përdorni rroba të pastra, ngase bakteret aty nuk ndjejnë lagështinë.
• Rrobat tuaja le të jenë prej materialeve natyrale.