English

Malaria - Shumë shpejt vaksina e re

Shkencëtarët britanikë kanë zhvilluar vaksinën eksperimentale kundër malaries, e cila mund të ketë potencial për neutralizimin e të gjitha llojeve të parazitit P. Falciparum, që e shkakton këtë sëmundje.
Faza e hershme e testimit të vaksinës në njerëz mund të fillojë pas dy deri në tri vjet dhe derisa të mos jetë e gatshme për zbatim komercial mund të kalojnë edhe dhjetë vjet, paralajmëron ekipi nga universiteti i Oksfordit.

Vaksina bazohet në zbulimin, i cili para një vetëm një muaji është bërë i ditur nga ekipi i shkencëtarëve britanikë – se ekziston vetëm një receptor, proteina e njohur si RH5, e cila është me rëndësi bazike që paraziti i malaries të hyjë në qelizën e gjakut në të cilën shumëzohet dhe përhapet.
Duke iu falënderuar vaksinës eksperimentale, anti-trupat kundër proteinës RH5 kanë pamundësuar hyrjen në qelizat e gjakut të kafshëve në të gjitha tipat e njohur të parazitit të malaries.

Shkencëtarët me dekada janë përpjekur që të zhvillojnë vaksinën kundër malaries, por kjo është detyrë e vështirë për shkak se antigjenet e parazitit të lartpërmendur ndryshojnë për së tepërmi gjenetikisht. Proteina RH5, megjithatë, nuk tregon këtë dallim, gjë e cila e bënë si objektiv të mirë për vaksinën.

Kompania “Glakso Smit Klajn” në tetor të vitit të kaluar ka publikuar rezultatet e testimit të madh të vaksinës së saj eksperimentale RTS,S tek fëmijët në Afrikë.

Kjo vaksinë ka përgjysmuar rrezikun nga sëmundja e malaries, gjë e cila konsiderohet si rezultat mjaft i mirë. Vaksina RTS,S me siguri se do të jetë edhe vaksina e parë e licencuar kundër malaries në botë.

KOMENTE