Është tajitje e bletës punëtore nga gjëndrat e posaçme. Është i përbërë nga mjalti të cilin bletët e kanë ngrënë. Për të prodhuar një gjysmë kilogrami dyllë, nevojiten midis një dhe dy kilogramë mjaltë.
Shfrytëzohet në formë kremërash për fytyrë dhe duar dhe mjete për kurimin e buzëve. Preparatet e mjaltit janë dëshmuar të mrekullueshme në shërimin e astmës bronkiale, laringitisit kronik, infektimeve të traktit të frymëmarrjes, kollës, llojeve të ndryshme të alergjive, kolitisit ulceroz, pengesave në organet e tretjes, të të thatit në zorrën dymbëdhjetëgishtore, sëmundjet e lugthit, të zorrëve, pastaj dekubitusi (plagët e shkaktuara nga qëndrimi në pozitë të shtrirë një kohë të gjatë).
Preparatet e mjaltit mund të shfrytëzohen edhe si parandalues, për ngritjen e nivelit të qëndrueshmërisë së organizmit, i cili shfrytëzohet në trajtimin e sëmundjeve kronike (p.sh. astma), pastaj edhe në pengimin e sëmundjeve të ndryshme.