English

Nëna lejon vajzën e saj 16 vjeçare të flerë me të dashurin në shtëpinë e saj madje u ble dhe krevat dopio

Vajza 16-vjeçare Alica pyeti nënën e saj Sarah Watts, nëse ishte e mundur të sillte të dashurin dhe të flinin së bashku te shtëpia e saj.
Nëna e saj e pranoi me kënaqësi dhe nuk u mërzit por ajo e mbështeti madje duke blerë dhe krevatin dopio për të dy adoleshentët.

Kur u pyet e ëma si ka mundësi që pranoi ajo u shpreh:
"Babai im ishte shumë autoritar dhe kurrë nuk më ka lejuar të qëndroj me të dashurin tim dhe unë isha e detyruar që çdo gjë ta bëja në fshehtësi. Pra ai nuk ka respektuar adoleshencën time si vajzë në zhillim. Ndaj unë dua të di rreth vajzës time se ku shkon dhe me kë rri natën. Qëndrimi me të dashurin e saj është mënyra më e mirë për të siguruar jetën e saj"

Ndërkohë, ata që punojnë me të rinjtë, argumentojnë se adoleshentët dëshirojnë të jenë të hapur me prindërit në lidhje me çështjet seksuale, pasi bisedat e tilla janë armë kyçe në luftën për të zvogëluar infeksionet seksualisht të transmetueshme (SST) dhe shtatzënisë në këtë moshë.

KOMENTE