English

3 deputetët socialistë diskutohen sot nga këshilli i mandateve

Tre ditë më parë Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mblodhi Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve për nisjen e procedurave për heqjen e imunitetit të 3 deputetëve socialistë. Mbledhja e cila zgjati rreth 30 minuta u karakterizua me debate ku nuk munguan akuzat e ndërsjellta mes kryeparlamentares Topalli dhe kreut të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi.
Ndaj sot Këshilli i Mandateve dhe imuniteteve do të nisë sot shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë Tauland Balla, Besnik Bare dhe Tom Doshi. Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve që do të zhvillohet sot në orën 10:00 pritet të japin argumentat e tyre të tre deputetët socialistë ndaj akuzave të prokurorisë të dyshuar si organizatorë të protestës së dhunshme të 21 janarit.

KOMENTE