Romët përsëri i kthehen akuadromit për të jetuar. Ata kanë ngritur përsëri çadrat aty ku kanë qenë më parë. Para ca ditësh bashkia i hoqi që andej dhe i dërgoi të vendoseshin në një magazinë, mirpo përsëri që atje i kanë përzënë dhe ata kthehen atje ku kanë qenë sepse ishte e vetmja mundësi ku mund të jetonin. Me barakat të ndërtuara gjatë natës dhe në kushtet kur temperaturat ulen ndjeshëm, këta familjarë mezi mbyllin ditën.