English

Ambasadori i Danimarkës në Tiranë takim me Ina Ramën

Karsten Jensen, Ambasadori i Danimarkës në Tiranë vendi i të cilit ka kreun e radhës së Presidencës së BE-së ka kërkuar hetim të plotë dhe i gjithanshëm të 21 janarit. Në një takim me prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, ambasadori Jencen ka theksuar se duhet transparencë dhe efektivitet në gjykim.
Mbi këtë bazë, ambasadori shprehu mbështetjen e tij për Prokurorinë Shqiptare dhe punën profesionale të kryer prej saj si dhe vlerësoi bashkëpunimin midis instutucioneve të akuzës të dy vendeve.
Në takim u diskutua rëndësia se secili institucion duhet dhe e ka për detyrë të punojë në mënyrë të pavarur, bazuar në ligj dhe jashtë çdo ndërhyrjeje, për të garantuar shtetin e së drejtës.
Gjithashtu në takim u vlerësua performanca e Prokurorisë Shqiptare si një nga hallkat e rëndësishme në ruajtjen dhe zbatimin e ligjit.
Në takim gjithashtu u ra dakort se mbështetja tek ligji, zbatimi me rigorozitet i tij dhe shmangia e çdo ndikimi ekstraligjor nga organet e drejtësisë është një nga kushtet them

KOMENTE