English

Ballkani përfshihet nga moti i keq

Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës dhe vështirësimit të lëvizjes në gjithë territorin e Kosovës, pas kontakteve me të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) në Republikën e Kosovës, është vlerësuar se në shumicën e komunave, gjendja e kushteve atmosferike është e vështirësuar.
Me kërkesën e shumicës së DKA-ve, MASHT bie vendim që përkohësisht (respektivisht gjatë ditëve e enjte dhe e premte), të ndërpritet mësimi në të gjithë arsimin parauniversitar të Kosovës.
Mësimi në të gjitha shkollat rifillon të hënën, më 30 janar 2012.
Ditët dhe orët e humbura do të kompenzohen sipas planifkimit të përbashkët të DKA-ve me MASHT-in.
Gjithashtu gjendja e emergjencës është deklaruar në më shume se 10 rajone të Serbisë pasditen e vonë të së enjtes për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që kanë mbuluar të gjithë vendin, lajmi bëhet i ditur nga Predrag Maric, një zyrtar i lartë i ministrisë për situatat emergjente. Reshjet e dendura të dëborës që kanë nisur të martën kanë shkaktuar problem në qarkullim, kanë penguar trafikun në shumë qytete si në Beograd, Nis dhe Valjevo. Disa linja urbane nga veriu i Kosovës në Beograd janë detyruar të mbyllen. Edhe në shumë zona malore është pezulluar mësimi në shkolla dhe janë mbyllur shumë rrugë ndërsa ka patur probleme edhe me furnizimin me energji elektrike. Probleme nga reshjet janë krijuar edhe në Rumani e Bullgari.

KOMENTE