English

Implantet e gjirit i shpërthejnë brenda duke i rrezikuar jetën

Aktorja Vanessa Halstead ka treguar dhimbjen e tmerrshme që ajo ndjeu në gjoksin e saj pasi implanti PIP rriti gjoksin në përmasa sa koka e saj dhe shpërtheu menjëherë.
Vanessa Halstead, luante si aktore koktejli në Coronation Street, për tu bërë e njohur në karrierën e saj, kur papritur filloi të ndjejë një dhimbje të madhe në gjoks dhe më pas kishte përfunduar në spital.
Ajo kishte shkuar një ditë para për të tonifikuar lëkurën e saj dhe e kishte vënë re që gjoksi i qe rritur shumë.
Dhe pas ekzaminimeve që bëri rezultoi se implanti në njërin gjoks kishte shpërthyer, kjo pas 8 vjetëve që ajo kishte vendosur ato përmes një operacioni tepër të suksesshëm.
Tani ajo është duke bërë fushatë dhe thirrje për rregulla të forta në industrinë e kozmetikës, kjo e mbështetur nga shumë gra që ndiejnë frikë për implantet e tyre të vendosura.

KOMENTE