English

Vajza që vuante nga sëmundja e parakohshme e plakjes

Jeta është e bukur dhe tepër e shkurtër. Le të falim sa më shumë dashuri dhe shpresë për njëri-tjetrin.
Adrienne Greenway, 25, nga Dover, vuante nga një sëmundje e rëndë gjenetike që shkakton plakjen e parakohshme. Ajo ndërroi jetë në fillim të këtij muaji nga pneumonia.

Adrienne Greenway punonte në fondacionin "Bëni një dëshirë" ku ajo punoi aq shumë sa mblodhi një shumë të madhe parash. Atje ajo u takua dhe me disa nga yjet e Hollywood, Jude Law and Sienna Miller, të cilët ishin pjesëmarrës dhe në varrimin e saj.
Doktorët ishin shprehur qartë për sëmundjen e saj, e cila nuk shkonte më shumë se adoleshenca, ndërsa Adrienne e kaloi atë fazë por përsëri ajo nuk mund të vazhdonte jetën e saj.
Ajo ishte një vajzë si të gjithë, e qeshur dhe me një dashuri të madhe, por nuk mund të ishte normale si të gjithë moshatarët e saj.
Ajo kishte bërë aq shumë miq nëpër botë, si rezultat i punës së saj në fondacionin për bamirësi.

Këtë radhë, kur ishte shtruar në spital ajo e kishte kuptuar që nuk mund të shkonte më tej, ndaj u kishte thënë prindërve dhe miqve të saj që kishte erdhur koha për të ikur dhe ishte e bindur se do të ishte mirë dhe në vend të sigurt atje ku do të shkonte.

Ajo la dy motrat e saj Hayley dhe Lindsay, si dhe prindërit.

KOMENTE
  • Prinzessin Qikki20:08 - 29 Janar 2012
    shpresoj qe kjo semundje te mos paraqitet me askund ne bot
  • Aldi Suma21:11 - 28 Janar 2012
    Me vjen shum keq.Ngushellimet e mia per famijen.Do te jet me e sigurt ne shtepine e ZOTIT.