Arra e kokosit është shumë e dobishme si një kozmetike natyrore. Vaji i kokosit ka veti anti-plakjeje dhe antioksidante, gjithashtu, mbron edhe lëkurën nga radikalet e lira. Përthithet lehtë nga lëkura dhe e ushqen pasi ka përmbajtje të lartë vitamine E, mineralesh etj. Që të kujdeseni dhe ta mbani sa më të pastër lëkurën tuaj përdorni një lugë gjelle me vaj kokosi. Për pesë minuta, bëni masazh të lehtë, rrethorë dhe në vazhdim bëni shpëlarje të fytyrës me ujë të vakët (jo të nxehtë). Nëse e ndjeni fyrtyrën të “tërhequr”, atëherë aplikoni një shtresë të trashë gjalpë kokosi për 15 minuta. Mos harroni ta hiqni me ujë të ngrohtë. Në qoftë se doni të reduktoni imazhin e rrudhave të theksuara, përzieni 5 g vaj kokosi me dy pika vaji esencial patchouli. Aplikojeni me kujdes mbi rrudha çdo mbrëmje dhe bëni masazh të lehtë derisa të përthithet nga lëkura. Për të gjithë ju që problematizoheni me aknet, mund të përdorni 5 g vaj kokosi bashkë me 2 pika vaj esencial pëmë paji, provojeni dhe do t’ju çlirojë. Vaji i arrës së kokosit është shumë i dobishëm për sëmundjet e lëkurës dhe alergjitë. Për ju që mund të shfaqni ndonjë skuqje të lëkurës, përzieni 5 g vaj kokosi me 2 pika vaj esencial geranium dhe përdoreni në nivel lokal. Në rast djegieje ose prerjeje në ndonjë pjesë të trupit përdorni të njëjtët përbërës në të njëjtat masa.