intervista e znj. Rama është një risi në jetën e mbushur me grinë e urrejtjes, korrupsionit, injorancës e mllefit. Ina diti të përcjellë në sytë dhe veshët e opinionit, një model që shoqëria shqiptare e ka “harruar”, një model për të cilën kemi kaq shumë nevojë. Dhe unë, si grua, si nënë, si qytetare u ndjeva krenare që ka dhe modele të tilla! Po e ftoj lexuesin të më ndjekë në këtë arsyetimin e këtij përshkrimi kaq optimist që sapo bëra.
Së pari: Znj. Rama tregoi se femra ka mundësi t’i tregojë vlerat e veta duke qenë qytetare. Gjatë gjithë intervistës, ajo tregoi një qetësi marramendëse për gazetarin që e intervistoi. Një qetësi e shoqëruar me një fjalor të butë dhe pse situata, detyra, apo misioni mund ta shtynte drejt së kundërtës. Në asnjë rast, dhe kur bashkëbiseduesi mori shpesh rolin e një hetuesi publik, znj. Rama nuk e humbi qetësinë, nuk e ngriti zërin dhe pse jam e bindur që shumë të tjerë nga shtëpitë e tyre duhet të kenë ulëritur. Madje jo vetëm kaq, por me një durim të ekspremshëm, priste buzagaz provokimet, që nuk i linin dot radhë njëra-tjetrës.
Së dyti: Znj. Rama i tregoi opinionit publik, se femrës nuk i shkon gjuha e urrejtjes dhe kur i duhet të përballet me kundërshtarë cinikë apo fanatikë. Madje, ajo i dha një leksion të jashtëzakonshëm femrave të politikës shqiptare. Pak ditë më parë, po nga kjo studio, një deputete grua, fliste me një gjuhë urrejtje të paparë, me shpresën se kështu fiton pikë në elektorat. Foshnjëri politike, pasi pikët e fituara nga një pjesë janë pikë po kaq të humbura në pjesën tjetër. Është i njëjti model që përdor vazhdimisht znj. Topalli. Urrejtja, cinizmi dhe provokimi publik, e kanë shndërruar në një gjysmë figurë politikaneje. Gjysma ekstreme e përkrah dhe gjysma ekstreme e krahut të kundërt politik, e urren. Por mes tyre ndodhet një grup i tërë njerëzish qytetarë, që nuk i pranojnë ekstremet, por që ndihen të fyer nga vrazhdësia e gjuhës, nga urrejtja që përcjell një figurë e tillë gruaje. Ja pse i them edhe një herë faleminderit Inës... Sado e provokuar në atë intervistë znj. Rama nuk tregoi as edhe një sekondë të vetme pakënaqësinë, apo edhe më tej, urrejtje politike, dhe pse do të kishte pasur shumë të drejtë ta bënte. E fyer në palcë nga një Kryeministër i papërgjegjshëm, e kërcënuar direkt prej tij, e anatemuar nga një Kryetare Parlamenti që vetëm e tillë nuk mund të jetë, znj. Rama dëshmoi se qëndron shumë më lart se ata. Dhe uroj me zemër që këtë leksion ta kenë mësuar gratë e tjera të politikës shqiptare!
Së treti: Ina tregoi se e ka merituar plotësisht atë vend. Profesionalizmi i saj qëndroi mbi çdo dyshim, mbi çdo keqdashje, apo keqinterpretim. Njohëse e shkëlqyer e problemeve që ka institucioni që ajo drejton, dëshmoi se njeh gjithçka në detaje, në detaje politike dhe teknike. Profesionalizmi fitoi dje mbi çdo interes partiak! Jam e sigurt se sërish, krahët e politikës do rendin për ta vënë për të njëqindën herë në shënjestër znj. Rama, sepse secili prej tyre e kërkon mbështetjen për vete, në kurriz të ligjit. Znj. Rama me shumë kujdes shpjegoi gjithçka i duhej shpjeguar publikut, si një tekniciene dhe jo si një politikane.
Së katërti: Znj. Rama, duke e veçuar vetëm një çast veten, nga Kryeprokurorja, na tregoi se ajo është njëkohësisht dhe qytetare e këtij vendi, që ndjen njësoj si të gjithë njerëzit e ndershëm e patriotë, të cilëve, ashtu si asaj, u vjen turp dhe ndihen keq, kur shikojnë që korrupsioni shkon deri në majat e qeverisë.
Së fundi, duke i dalë përpara atyre që do të thonë: Po ku ka qenë këto katër vjet Ina Rama? Po konkludoj duke thënë: Në Shqipërinë e këtyre 20 viteve është shumë e vështirë të bësh punën si profesionistë, është akoma më e vështirë të tregosh vlerat e tua, pa u mbështetur nga një krah i politikës. Por mbi të gjitha, është shumë e vështirë të jesh femër dhe të përballosh me dinjitet të gjitha sulmet, gurët nën rrota dhe të përballosh një Kryeministër që të kërcënon, pikërisht kur ti je në detyrë!
Me intervistën e saj, Ina i tregoi shoqërisë shqiptare se ka modele, madje modele të vlerave të qëndrueshme. Ndaj dhe kam ndjekur jo pa gëzim “jehonën” pozitive të impaktit të saj, në publikun shqiptar.
gazeta shqip
Ina Rama në publikun shqiptar
-
Gogo21:55 - 28 Janar 2012Zonja Ina Rama tregoi nje nivel qytetarie,pergjegjesie dhe profesionalizmi teper te larte!TREGOI SE KY VEND KA GRA DHE VAJZA TE DENJA,TE KULTURUARA,TE DHEMSHURA,TE AFTA E GUXIMTARE,PO KAQ SA DHE TE QETA,PRA,FEMRA TE VERTETA dhe nuk ka vetem Jozefina,Vokshe,Mesila,Majlinda,Rajmonda e te tjera te tilla gra me pamje burrash, te egra e kriminele ne shpirt,qe jane gati te te japin plumbin ballit apo te te varin ne palmen para kalase se Kryeministrit,te cilin perpiqen ta imitojne,qe t'i shkruaje ne rradhen e pare te listes se kandidateve per deputete.Me aftesite profesionale,te shoqeruar me nje buzeqeshje teper simpatike,e asgjesoi sherbetorin e qeverise,qe e shihte shpetimin tek sms qe i vinin.Le ta falenderojme kete ZONJE te vertete,qe na ktheu nje rreze shprese se ky vend mund te behet si te gjithe vendet demokratike,sa me shume gra dhe burra te kete si Ina qe pame se fundi!Te faleminderit Zonja Ina!
-
valare19:27 - 28 Janar 2012Z prekurore e Republikes duhet ne radhe te pare te mbroje institucionet shteterore se po e paguajne shtrenjte te gjithe shqiptaret papergjegjshmerine e kesaj zonje qe ne mes te dites mundohet te mashtroje shqiptaret dhe nderkombetaret .
-
arber18:42 - 28 Janar 2012Na mbushe syte me lote me kete permbledhjen qe i bere "brishtesise" se zonjes qe nuk pa askund se po sulmohej kryeministria po pa thjesht nje ngjarje incident qe po ndodhte ne bulevard. Kjo shoqja kryeprokurore ben mire qe ti pervishet punes e te mos kerkoje 2vjet burg per djalin e deputetes Xhuvani i cili vrau dike ne mes te qytetit dhe fare burg per cunin e deputetit tjeter Gramoz qe po ashtu vrau njerez me makinen e tij luksoze. Ajo merret me endacaket qe mbledhin krom ne menyre te paligjshme dhe per kete bravo i qofte. Sy mos marrte bukuroshja In.