Barack Obama drejtonte një veturë tip “Chrysler”, seria 300C para se të bëhej president.
Presidenti e ka përdorur nga viti 2004 në 2007 dhe sot ajo pritet të dali në ankand në faqen e internetit eBay me një çmim fillestar 1 milion dollarë.
NJë shitës, që ka kërkuar të mbetet anonim, ka deklaruar se zotëron të gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me pronësinë e automjetit.
Pronari aktual e ka blerë atë tek një konçesionar në Çikago, të cilit Obama ia kishte besuar pikërisht për ta shitur.
Që nga zgjedhja në krye të shtetit, Obama udhëton me “Bishën”, një “Cadillac” i modifikuar, i blinduar dhe me një sërë pajisjesh mbrojtëse.