English

Nokia - s do t’i buzëqeshë fytyra

Pas hedhjes në treg të telefonit Windows Phone 7 në fund të vitit 2011, “Nokia” është shprehur e kënaqur nga shitjet “Lumia”. Por sot, për herë të parë u shpalosën shifrat zyrtare bashkë me rezultatet e tremujorit.Pikë së pari le të themi diçka: shitjet e telefonave të zgjuar të “Nokia”-s po shkojnë me kokë poshtë. Një vit më parë “Nokia” kishte shitur 28,6 milionë telefona ndërsa në fund të vitit 2011 kjo shifër arriti në 19,6 milionë. Kjo do thotë që brenda një viti ka pasur një rënie me 29 % në shitje. Një pjesë e mirë e kësaj rënieje lidhet me shitjet e ngadalësuara të telefonave celularë. Siç duket, modelet Nokia N8 dhe Nokia N9 nuk i kanë sjellë shumë përfitim firmës.

Edhe seria “Lumia” e servirur në fund të vitit të kaluar nuk ka mjaftuar për ta shpëtuar “Nokia”-n. Në dritën e këtyre të dhënave “Nokia” deklaroi se në fund të vitit 2011 ka pësuar një humbje prej 954 milion eurosh. Në deklaratën e dhënë në lidhje me shifrat e shitjeve të serisë “Lumia” “Nokia” bën të ditur se janë shitur më shumë se 1 milionë celularë “Lumia”(duke përfshirë këtë dhe muajin Janar) dhe se është optimiste për rritjen e numrit të shitjeve me ndihmën e tregjeve të reja.

Zëdhënësi i “Nokia”-s, Stephen Elop, pohoi se së shpejti Lumia 900 do të dalë në shitje në SHBA, teksa Lumia 710 dhe Lumia 800 do të dalin në shitje në tregjet e Amerikës Latine dhe Kinës në gjysmën e parë të vitit 2012. Ndërsa rreth N9, “Nokia” preferon të mos japë asnjë shifër konkrete. Mosdhënia e një shifre konkrete kundrejt shprehjes së kënaqësisë ndaj shitjeve të këtij telefoni me MeeGo mund të jetë shenjë treguese e numrit të ulët të shitjeve. “Nokia” sqaroi edhe disa kushte ekonomike të cilat lidhen me bashkëpunimin me “Microsoft”-in. Pas shpalljes së bashkëpunimit mes tyre është përfolur se “Microsoft”-i do t’i japë “Nokia”-s 1 miliard dollarë. Në deklaratën e dhënë sot “Nokia” pohoi marrjen e 250 milion dollarëve nga “Microsoft”-i në tremujorin e fundit. Firma pohon se janë bërë pagesa reciproke në mes “Nokia”-s dhe “Microsoft”-it në kuadrin e pagesave të liçensave dhe platformës mbështetëse.

KOMENTE