English

Si të hapim dhe ta hamë një arrë kokosi (coconaut) (VIDEO)

Duke marrë shkas nga një bisedë mes dy zonjash në një supermarket të Tiranës do doja të postoj këtë video për të mësuar si ta hapim dhe të hamë një arrë kokosi.

Me të drejtë shumë nga ne pse jo pjesa më e madhe, pavarësisht nga dëshira për të provuar diçka të re, ngurrojmë pasi nuk dimë ti pregatitim për të ngrënë.

Dhe dy zonjat në supermarket, kishin ndaluar te këndi i frutave dhe po përpiqeshin ti shpjegonin njëra - tjetrës se si mund të ishin këto arra kokosi pasi shumë receta përdoren për arrën e kokosit gjatë gatimeve.
Dhe njëra shprehet - mirë se po e marrim po nuk dimë si pastrohen ose si hahen?
Me lejen e tyre ndërhyra dhe i shpjegova pasi dhe unë isha ndodhur në pozitën e tyre 5 vjet të shkuara kur vizitova Tajlandën. Dhe aty mësova shumë emra frutash, mësova si ti përgatisja apo ti pastroja por dhe pata fatin ti shijoja.
Ato i morrën qoftë dhe për të provuar diçka të re dhe shpresoj ti kenë pëlqyer
Gjithashto arra e kokosit ka avantazhe mjaft të mëdhaja dhe është mjaft e shëndetshme.
Lëngu i saj rrit shancet për femrat që duan fëmijë, ndihmon në uljen e peshës, si dhe ul ndjeshën yndyrnat, madje ai përdoret shumë nga sportistët për të rritur imunitetin dhe të kenë një trup sa më energjik, pra ka mjaft vlera të larta ushqyese për otganizmin.
431

KOMENTE