Autobusi i linjës urabane Porto Romano-Durrës, ka përplasur kalimtaren 28 vjeçare identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit.
E plagosura është dërguar menjëherë në spital por mjekët shprehen se është në gjendje të rëndë.
Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.