Angela Merkel, në një intervistë për gazetën gjermane "Bild", ka deklaruar se Greqia do të mbetet në eurozonë.
Merkel shprehi bindje se Greqia nuk do të braktisë valutën e përbashkët evropiane.
Kancelarja gjermane u angazhua për mbetjen e Greqisë në eurozonë, duke përsëritur se Gjermania duhet ta ruajë euron dhe shton se eurozona ka 17 anëtarë dhe se pret që numri i saj të rritet.