Grupi kriminal i cili akuzohet për një seri vjedhjesh në Tiranë i përbërë nga shtetasit Dorik Kurti, Armando Elezi dhe Altin Buduri ndërsa janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, u kapën nga policia e kryeqytetit.
Sipas policisë grupi criminal akuzohet për grabitjen e një sërë banesash në zona të ndryshme të Tiranës.
Ndërkohë policia vijon kërkimet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë për hetimet të mëtejshme.