Gjatë kontrollit të banesës, e cila ndodhet në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, janë gjetur disa pajisje elektronike, ku mund të jenë filmimet e 21 janarit. “Në banesën e Armando Kasajt janë sekuestruar një lap-top, një kompjuter, USB dhe telefoni personal i 27-vjeçarit. Provat janë sekuestruar me urdhër të policisë gjyqësore dhe i kanë kaluar grupit hetimor”, thanë burimet nga Prokuroria e Përgjithshme, ben te ditur "Shqip". Sipas ketyre burimeve ka dyshime se disa filmime të kamerave të sigurisë së
Sekuestrimi është realizuar në datën 23 janar të këtij viti, menjëherë pasi Kasa u njoh me vendimin e gjykatës. Dy oficerë të policisë gjyqësore i komunikuan 27-vjeçarit vendimin e gjykatës. Ekzekutimi është kryer në godinën e Këshillit të Ministrave. Më pas, po këta hetues kanë shkuar në banesën e këtij personi, me një urdhër gjykate dhe kanë kontrolluar për prova. Janë sekuestruar vetëm pajisje elektronike që mund të kenë gjurmë të vrasësve të demonstruesve.