English

Pse burrat janë pothuajse gjithmonë të parët për të thënë - Të dua

Ato janë tri fjalë të vogla që shënojnë një moment vendimtar në çdo marrëdhënie.
Tani, është një sfidë e habitshme për sterotipet e moshave të vjetra, por tani studjuesit kanë zbuluar se është burri i pari dhe jo gruaja, për të thënë "të dua" në një romancë që lulëzon dhe zhvillohet.
Shkencëtarët amerikanë provuan këtë përfundim dhe treguan se djemtë kanë 3 herë më shumë dëshirë për ti thënë këto fjalë magjike në krafasim me të dashurat e tyre.
Ata erdhën në përfundimin e tyre pas intervistimit të 171 studentëve heteroseksuale nën moshën 25 vjeç.

87 për qind e meshkujve - u shprehën se ishin femrat që ranë në dashuri për herë të parë, ndërsa tre të katërtat e tyre thanë se pritnin të dashurat të ishin të parat për të thënë: Të dua.

Gjithashtu studimi tregoi se meshkujt ishin direkt te predispozuar drejt seksit gjë që mund të ndikonte tek ata për të thënë Të dua i pari, pasi donin që të krijonin besim te femrat, ndërsa femrat ishin më të kujdesshme. Ato nuk mund të gënjehen kollaj nga pamja e një mashkulli.

KOMENTE