English

Serbët e Kosovës janë pengje të lojës gjeopolitike, shprehet patriarku i kishës ortodokse ruse Kirill

Patriarku i kishës ortodokse ruse Kirill thotë se serbët e Kosovës janë pengje të lojës gjeopolitike.

“Ata janë detyruar të jetojnë duke ndjerë çdo ditë shqetësimin e mjedisit që i rrethon. Vëllezërit tanë në rajon kanë një kurajo dhe nuk po e lëshojnë vendin e tyre, ata jetojnë si në kampe përqëndrimi. Atyre nuk u është dhënë e drejta bazike e të jetuarit”, thekson Kirill.
Këtu tha ai, ne shohim një padrejtësi të papranueshme, standarde të dyfishta. Ai insistoi se mediat perëndimore kanë përhapur informacione në publik duke ekzagjeruar me numrin e viktimave gjatë luftës në Kosovë gjatë sundimit të Millosheviçit.

KOMENTE