English

Vajza 16 vjeçare e masakruar në Greqi mbërrin në Korçë

Vetëm dy ditë më parë është gjetur trupi i 16 vjeçares Kristiana Miçani.
Kristiana Miçani. 16-vjeçarja Miçani nga Korça është masakruar disa ditë më parë për shkaqe xhelozie nga ish-i dashuri i saj në bashkëpunim me pesë persona të tjerë në Selanik të Greqisë.
Policia greke, vetëm 24 orë pas gjetjes së kufomave, pohoi se ka arritur të identifikojë autorët e vrasjes së dyfishtë, si dhe shkaqet që kanë çuar në këtë krim makabër. Në pranga është vënë vëllai i ish-të dashurit, ndërsa në kërkim është protagonisti kryesor, i cili dyshohet se është arratisur në Itali. Marrëdhënia e vajzës shqiptare me djalin grek ka shkaktuar ndjenjën e xhelozisë tek i dashuri i saj i mëparshëm, duke e nxitur këtë drejt një konflikti që precipitoi në vrasje. Sipas të dhënave të grumbulluara nga hetimet, ngjarja ka ardhur si rrjedhojë e një marrëdhënie më të hershme të vajzës me një 18-vjeçar rom nga Rumania, me emrin Elvis, i cili nuk e pranonte dot që pas ndarjes, ajo krijoi një lidhje të re me djalin grek. Sipas versionit të dhënë nga Policia e shtetit fqinj, zbardhja e ngjarjes është mbështetur jo vetëm në prova dhe fakte të siguruara nga hetimi, por edhe te dëshmitë e qytetarëve, të cilët kanë parë rreth një muaj më parë një skenë jo të zakonshme.
Ndërkohë ceremonia mortore e të ndjerës do të zhvillohet ditën e nesërme, për tu drejtuar më pas drejt banesës së fundit.

KOMENTE