Ministria e Financave kerkon te sqaroje opinionin publik, mbi pavertetesine e disa shkrimeve te botuara ne gazetat shqiptare, te cilat ne menyre te padrejte aludojne dhe ngrejne hije dyshimi, jo duke u mbeshtetur ne projekt-buxhetin e vitit 2012, por duke hamendesuar apo abuzuar me deklarata dhe shifra te cilat ne fakt nuk kane asnje lidhje me ate c’ka ofron projekt-buxheti i vitit te ardhshem.
Ministria e Financave thekson se ne projekt-buxhetin e vitit 2012, jane planifikuar fonde per te gjitha konpensimet ekzistuese, te cilat perfitohen nga pensionistet, personat e paafte per pune, familjet qe perfitojne ndihmen ekonomike si dhe punonjesit buxhetore me page deri ne 30.000 leke.
Kompensimet ekzistuese jane te perfshira ne zerat perkates te buxhetit, sic jane : fondi i pagave, fondi i pensioneve, fondi i ndihmes ekonomike, pagesa e paaftesise, etj.
Theksojme se konpensimi prej 640 leke, qe perfitohet nga rreth 280 mije persona, te cilet jane te perfshire ne grupet e mesiperme, do te vazhdojne ta marrin kete kompensim, pasi ky eshte nje konpensim ekzistues dhe si te gjithe zerat e tjere te kompensimeve ato do te vazhdojne te paguhen edhe nga buxheti i vitit 2012.
Projekt-buxheti i vitit 2012, nuk ka parashikuar rritje te kompensimit te energjise elektrike, mbi shumen e cila paguhet aktualisht, sepse gjate vitit 2011 nuk ka patur rritje te cmimit te energjise elektrike.
Ministria e Financave fton perfaqesuesit e mediave te interpretojne saktesisht shifrat e buxhetit 2012 dhe gjithashtu jemi te hapur per cdo sqarim te metejshem ne lidhje me te gjitha politikat buxhetore te vitit ne vazhdim.