English

I burgosur në SHBA pa një vendim gjykate, fitoi 22 milion dollarë dëmshpërblim

Personi që u mbajt dy vjet i burgosur në SHBA, Stephen Slevin 58 vjeç, pa një vendim gjykate fitoi 22 milion dollarë dëmshpërblim, një prej shumave më të mëdha të akorduara ndonjëherë në histori për gabimet e sistemit të drejtësisë.

Slevin u arrestua në vitin 2005 për dhënie të makinës i dehur, për të marrë një automjet të vjedhur. Avokatët e tij pohojnë se Slevin ishte ndarë nga të burgosurit e tjerë, pasi u zbulua se ai kishte një histori të gjatë të sëmundjes mendore.


Si rezultat i izolimit të vetmuar, Slevin tani vuan nga sindroma post-traumatik stres nga ajo që ai e quajti të jetë keqtrajtim mendor dhe fizik nga oficerët korrektues në Dona Ana County.


Pasi rasti i tij u pikas dhe u lirua pas dy vitesh burgosje arbitrare, Slevin paraqiti një padi ndaj shtetit dhe një gjykatë i akordoi dëmshpërblimin rekord, për burgosje të padrejtë dhe dhunim të të drejtave thelbësore kushtetuese.

“Nuk e bëmë asnjëherë këtë proçes për para. Pacienti im ka probleme mendore nga koha e kaluar në qeli dhe duhet të vizitojë rregullisht qendra psikologjie. Ajo që ka kaluar ai është e paimagjinueshme”, u shpreh avokati mbrojtës.

KOMENTE