English

Kreu i BBG-së jep dorëheqjen

Uollter Ajsekson, i cili shkroi librin për bashkëthemeluesin e ndjerë të kompanisë Apple, Stiv Xhobs, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Bordit Transmetues të Guvernatorëve (BBG) për të punuar rreth një libri tjetër.

“Po merrem me një projekt tjetër të madh, prandaj nuk do të jem në gjendje t`i ofroj BBG-së kohën që i duhet dhe që meriton”, ka thënë ai në letrën e dorëheqjes për BBG-në, e cila mbikëqyr transmetimet ndërkombëtare të SHBA-së, përfshirë Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë.

Libri i Ajseksonit “Stiv Xhobs” është shitur në 1.36 milion kopje vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë duhet të emërojë tani zëvendësimin e tij për të udhëhequr bordin prej tetë anëtarësh.

KOMENTE