English

4 rrolle e gjysmë me letër higjenike, janë përdorur për të shkruar një roman

Epo të shkruash roman në letër higjenike duhet të kesh një durim dhe pasion të jashtëzakonshëm.
Dhe kjo gje ka ndodhur në botë nga njerëz që me të vërtetë që duan të bëjnë diçka të ndryshme pse jo dhe të fitojnë para.
Një roman i tërë i shkruar në letër higjenike. Është ky produkti i çuditshëm i ofruar në ankand në eBay. 4 rrolle e gjysëm të letrës higjenike ku ishte shkruar romani i Herman Melville, i titulluar “Moby Dick”, kanë arritur deri më tani në 775 euro.
Letrën higjienike e shet një amerikan i cili me kërkesë të një miku, shkroi romanin. Pasi është shkruar, romani është vendosur të shitet në ankand në eBay.
“Një mik i imi një herë tha se letër higjienike duhet të shkruani udhëzime për përdorim për disa njerëz. Një ditë ishim duke folur për këtë dhe vëmë bast se shoku im mendonte se nuk mund të shkruhet një roman në letër higjienike”, tha ai.
Romani i shkruar në letrën higjenike flet për një marinar që gjuante balena të mëdha. Shitësi argumenton se letra higjenike është në gjendje të mirë.

KOMENTE