Djali deputetit socialist Gramoz Ruçi, Ledian Ruçi është ndaluar nga policia e Durrësit të hënën pasdite pasi një sasi e vogël droge i është gjetur në makinën e tij.
Në makinën e tij tip “Volksvagen Tuareg” me targa TR 01 41Z e cilaq është në pronësi të babait të tij, është gjetur 1.5 gr lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Makina në fjalë ishte bllokuar blutë e Durrësit, gjatë një kontrolli të ushtruar në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plepave”. Po atë ditë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pushkë sportive pa leje e cila përkiste shokut të 28- vjeçarit, Lori Tellolli, i cili ishte së bashku me të në automjet. Më pas gjatë kontrollit të imtësishëm që ju bë nga ekspertët u gjet edhe lënda narkotike.
Ledian Ruci është ndaluar dhe më pas është shoqëruar për në dhomat e paraburgimit.