Sipas metereologëve nesër pra ditën e mërkurë Tirana do të mbulohet nga perdja e bardhë e dëborës. Për këtë dimër do të jetë dëbora e parë për kryeqytetin edhe pse dëbora në Tiranë nuk do të zgjasë shum por për të shtuar gëzimin e njerëzve qoftë dhe për një foto do të jetë e mjaftueshme.
Termometri nuk do t`i kaloj 12 gradë celcius. Ndërsa temeraturat më të ulta do të shkojnë deri në minus 7 gradë celcius. Kjo rënie e ndjeshme e temperaturave do të zgjasë deri në fundjavë.
Drinalda Shaholli, meterologe e Metoalbit thotë se reshjet e dëborës do të jenë më të ndjeshme në zonat veriore dhe juglindore të Shqipërisë. Përgjatë javës mëngjeset do të jenë të ftohta, ndërsa mesdita do të shoqërohet me rritje të lehtë të temperaturave.
Shpresojmë që metereologët të jenë të saktë për këtë parashikim.