English

Njihni meshkujt dhe nga forma e gojës

Ja dhe disa karakteristika që lidhen me formën e gojës së meshkujve dhe që na lejojnë ose na ndihmojnë për ti njohur sa më mirë ata.
Këto veçori lidhur me gojën janë përcaktuar nga ekspertë të leximit të fytyrës.

Gojë e gjerë
Sipas ekspertëve të leximit të fytyrës, ky është një djalë impulsiv që i çon gjërat deri në fund. Është i aftë të harxhojë shumë para, edhe monedhën e fundit, për të blerë sendet më të fundit elektronike ose për të bërë një udhëtim surprizë në fundjavë, sepse kështu i pëlqen. Lajm i mirë është se gjithë ky pasion dhe spontanitet ekziston edhe në jetën e tij seksuale.

Gojë e madhe
Zakonisht, është tip shumë i sigurt në vetvete, që i pëlqen të flasë dhe të jetë në qendër të vëmendjes, prandaj, nuk është e çuditshme ta shohësh në mes të një grupi njerëzish, duke folur me duar e me këmbë. Ky mashkull është edhe shumë i dashur, nga ata që të puthin dhe të përqafojnë për orë të tëra. Në krevat është aktiv dhe i dashur, kështu që përgatitu për të përjetuar një maratonë të fortë seksuale.

Buzë të trasha
Ai është romantik, i ndjeshëm, intuitiv dhe perceptues: një djalë me buzë të trasha është i aftë të kuptojë nëse ke kaluar një ditë të keqe dhe ç’është më e mira nga të gjitha, ai e di çfarë duhet të bëjë për të argëtuar dhe për të ngritur moralin. Brenda dhomës së gjumit, nuk kursen forcën dhe kohën për të eksploruar çdo cep të trupit tënd. Objektivi i tij është të gjejë zona të reja erogjene dhe teknika për të të çuar në parajsën e kënaqësisë. Lëre veten në duart e tij, sepse do të kënaqesh.

Buzë të holla
Edhe pse zakonisht është një tip i rezervuar dhe i turpshëm, ky mashkull tenton t’i tregojë ndjenjat e tij me anë të detajeve të vogla. Për shembull, është i aftë të të bëjë një surprizë në darkë duke të përgatitur ushqimin tënd të preferuar dhe gjithmonë-përpiqet të përkëdhelë pikërisht aty ku të pëlqen më shumë. E keqja është se jo gjithmonë të jep të kuptosh çfarë e entuziazmon, kështu që duhet të bësh një sforcim të vogël për të zbuluar çfarë i pëlqen vërtet.

KOMENTE