English

Tërmeti ndihet përsëri në Tiranë

Lëkundje të tjera tërmeti janë ndierë përsëri në Tiranë orët e para të mëngjsit rreth orës 04:03 minuta. Qendra sizmiologjike në Tiranë njofton se tërmeti ishte 2.9 ballë sipas shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar 15 km në veri të qytetit të Librazhdit.

Por tërmeti është ndier përsëri rreth orës 06:14 minuta me një magnitudë prej 3.6 ballë.

Nuk ka raportime për dëme materiale apo lëndime në njerëz. Tërmete të tilla janë të zakonshme dhe pa probleme.

KOMENTE