1. Shikoni gjokset tuaja në pasqyrë me shpatullat tuaja drejt dhe krahët tuaj në ijet tuaja.
Çfarë duhet të shihni në këtë pozicion?
Shini gjokset për nga madhësia e tyre, forma dhe ngyra nëse ata janë ndryshe nga e zakonshmja, pra shihni shtrembërime të dukshme apo ënjtje.
Nëse shihni ndryshime duhet të shkoni te mjeku.
2-3. Ngrini krahët tuaj ashtu si në figurë dhe shihni përsëri për ndryshimet që u përshkruan më lart.
Gjithashtu shihni duke e provuar butësisht duke e vendosur në mes të dy gishtave tuaj, nëse nga thithka e gjoksit del ndonjë lëng me ngjyrë.
4. Prekni gjoksin tuaj në pozicion shtrirë ashtu si në figurë, për të dy gjokset, me gishtat e para të dorës tuaj, duke mbajtur gishtat e sheshtë dhe së bashku.
5. Shumë gra për të kontrolluar gjoksin e tyre e kanë patur më të lehtë kur lëkura është e rrëshqitshme ndaj e realizojnë atë gjatë kohës që bëjnë dush.
Figura nr 5 dhe proçedura është e njëjtë.
Pas të gjitha ekzaminimeve nëse çdo gjë është normale përsëri mos hezitoni për të bërë një eko të gjirit tuaj thjesht për kontroll, dhe më pas është mjeku ai që u jep këshillat për kontrollet e tjera apo ekzaminimet e tjera.