AMC hedh në treg shërbimet 3G, me shpejtësi të lartë të transmetimit të të dhënave për abonentët e saj. Kompania tashmë është e pranishme me këtë përditësim të teknologjisë në të gjitha qytetet e mëdha dhe qendrat e rretheve të vendit, duke ofruar akses të shpejtë të shërbimeve të lëvizshme të internetit. Aktualisht AMC ofron shpejtësinë më të lartë të shërbimeve 3G dhe tarifa shumë të leverdisshme për abonentët e vet. Si abonentët e programeve me parapagim, ashtu edhe ata me kontratë do të kenë mundësinë të përfitojnë nga gama e gjerë e shërbimeve të teknologjisë më moderne që përdoret sot në botë.
Mbulimi
AMC e konsideron të domosdoshme që ky shërbim të jetë gjithëpërfshirës. Për të realizuar këtë ambicie, kompania ka investuar përtej niveleve konvencionale, duke arritur aktualisht mbulim me rrjet 3G në më shumë se 70 për qind të territorit dhe mbi 90 për qind të popullsisë së vendit. Me realizimin e këtij synimi territorial dhe demografik, AMC ka përmbushur një prej qëllimeve të saj kryesore: mundësimin e aksesit maksimal në komunikime të cilësisë më të lartë.
Teknologjia
AMC, nëpërmjet përditësimit të shërbimeve me platformën 3G, ka shënuar një tjetër arritje teknologjike në historinë e saj. Rrjeti i kompanisë është në gjendje të ofrojë standardin më të lartë të internetit që përdoret aktualisht në Europë, me shpejtësi deri në 42 mbp/s. Në këtë mënyrë, AMC ka plotësuar standardin ndërkombëtar HSPA+ (Akses i Evoluar me Shpejtësi të Lartë i të Dhënave). Platforma 3G e AMC është implementuar menjëherë dhe kudo, duke synuar ofrimin e të njëjtës cilësi shërbimi abonentëve në zona të ndryshme të vendit.
Produktet
Për të maksimizuar përvojën e pakrahasueshme të komunikimit dhe informimit në lëvizje dhe pa kufij, AMC do të ofrojë një sërë produktesh e aksesorësh të teknologjisë së lartë, me çmime jashtëzakonisht të leverdisshme. Këto produkte dhe vetë teknologjia 3G do të jenë të diponueshme për një gamë shumë të gjerë abonentësh, duke bërë që ky shërbim të mos vazhdojë të jetë i një natyre ekskluzive, por të kthehet në një teknologji në shërbim të njerëzve. Surprizat dhe ofertat e reja të produkteve 3G të AMC do të bëhen të prekshme nga të gjithë, më shpejt nga sa mund të mendoni.