English

Çfarë është Intimiteti?

Çfarë është Intimiteti?

Sot, fjala intimitet ka marrë ngjyrime seksuale. Por kuptimi i saj është më i gjerë.
Ajo përfshin të gjitha përmasat e jetës sonë - aspektin fizik, por edhe atë shoqëror, emocional, mendor dhe shpirtëror. Intimitet në të vërtetë do të thotë ndarje e plotë e jetës me dikë. Dhe a nuk e kemi patur ne ndonjëherë dëshirën për afërsi, njëjtësi, për të ndarë gjithë jetën tonë me dikë?

Marshall Hodge shkroi një libër me titul Your Fear of Love (Frika jote nga dashuria). Në të ai thotë:

"Ne kemi mall për çaste dashurie, afërsie dhe butësie, por shpesh në pikën kritike tërhiqemi. Kemi frikë nga afërsia. Kemi frikë nga dashuria."

Më poshtë në të njëjtin libër Hodge thotë:

"Sa më afër dikujt të jesh, aq më shumë mundësi ka për lëndim." Është frika nga lëndimi ajo që shpesh na pengon të gjejmë intimitet të vërtetë

KOMENTE