English

Dëbora po mbulon qytetet e Shqipërisë

Ka filluar të rëndohet situata metereologjike në vend.
I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e dëborës, të cilat nuk kanë kursyer as Tiranën dhe që do të intensifikohen gjatë 24 orëve të ardhshme. Meteorologet e Shërbimit Ushtarak parashikojne masa ajrore të paqëndrueshme, të shoqëruara me erë të ftohtë.
Situatë problematike paraqitet në veri dhe juglindje të vendit. Në qarkun e Kukësit dhe Dibrës lëvizet me zinxhirë, ndërsa 5 komunat e Kukësit dhe 2 të Shkodrës janë izoluar për shkak të dëborës. Gjëndje jo e favorshme paraqitet dhe në Gjirokastër ku si rezultat i reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta vazhdon të ketë probleme në qarkullimin e automjeteve. Burime nga policia bëjnë me dije se probleme serioze ka në aksin rrugor Jorgucat-Sarandë. Ndërkaq uniformat blu bëjnë thirrje ndaj qytetarëve për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, në mënyrë që të shmangin aksidentet.

KOMENTE