English

Kandidati presidencial francez mbulohet me pluhur të bardhë nga një grua

Gruaja hedh miell mbi Francois Hollande kur ai po fliste në Samitin e Parisit lidhur me strehimin.

Kandidati kryesor për zgjedhjet presidenciale 2012 në Paris ishte duke folur në Samit lidhur me problemin e strehimit për të gjithë. Në këto momente një grua 45 vjeçare vrapoi dhe doli në anën e podiumit ku ai po fliste dhe përpara gjithë audiencës, ajo i ka hedhur miell duke e mbuluar komplet kandidatin për president.

Edhe pse truprojat e tij u përpoqën për ta mbrojtur, nuk mundën dot por përkundrazi ranë dhe ata viktimë e miellit të hedhur nga e panjohura.
Edhe pas incidentit Kandidati i Partisë Socialiste vazhdoi duke nënshkruar paktin e krizës së strehimit.

Gruaja bërtiti se kishte vuajtur nga një padrejtësi por nuk u dhanë detaje lidhur me problemin.

KOMENTE