English

Anxhelo Dandi, trajneri legjendar i boksit ndahet nga jeta

Anxhelo Dandi, trajneri legjendar i boksit, që ishte bërë i njohur në mbarë botën, pasi kishte punuar me ish kampionin borëtor në kategorinë e rëndë, Muhamed Ali, për 20 vjet, ka vdekur në moshën 90 vjeçare.

Djali i tij, Xhimi Dandi, tha se “e gjithë familja ishte me të” dhe shtoi se “kemi humbur një njeri të madh, i cili pati një jetë të mrekullueshme”.
Anxhelo Dandi vdiq në Tampa të Floridës, pas një sulmi në zemër.
Në ceremoninë ku u shënua ditëlindja e 70-të e Muhamed Aliut, në muajin janar, marrën pjesë edhe ish trajneri i tij, Dandi, i cili me të ka punuar gjatë pjesës më të madhe të karrierës së Aliut.

Dandi ishte trajner i 15 kampionëve borëtorë në boks, përfshirë edhe Shugar Rej Leonard dhe Xhorxh Formen.

KOMENTE